E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mal i Zi, arrestohen 19 klandestinë shqiptarë dhe 2 trafikantët serbë

PODGORICE-Rojet kufitare në Mal të Zi kanë arrestuar 19 shqiptarë që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Itali si dhe 2 trafikantët serbë. Mediat kosovare dhe ato malazeze bene te ditur se nga të arrestuarit, 16 prej tyre janë nga Shqipëria e tre nga Kosova, ndërsa dy qytetarë serbë u akuzuan për trafikim të qenieve njerëzore. Policia malazeze nuk ka bërë të ditur për mediat emrat e të arrestuarve.
Për emigrantët shqiptarë është marrë edhe masa e parë e arrestit. Ata janë dënuar me dhjetë ditë burg dhe nuk do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi për një vit. Ndërsa dy serbët të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore janë nën masën e arresgtti “burg pa afat” dhe do të dalin para drejtësisë e do të përgjigjen për vepren penale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›