E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, “Enciklopedia”, nis shpërndarja përmes DVD dhe CD-ve

SHKUP-“Enciklopedia Maqedonase” që shprehet kundër shqiptarëve po shpërndahet dhe po shitet me anë të DVD dhe CD. Për momentin ajo është bërë materiali më i kërkuar dhe më i preferuar tek qarqet intelektuale, studentët dhe nxënësit maqedonas, të cilët janë kureshtar dhe duan të kenë këtë material që mes të tjerash përmban shumë pohime fyese dhe shpifëse për shqiptarët.

Agjencia e lajmeve INA ka blerë një nga kopjet e materialit në DVD, për vetëm 50 dinarë ku lexohet plotësisht teksti i “Enciklopedia Maqedonase”. Lidhur me këtë, sekretariati për informim dhe teknik i Akademisë në prononcimin për agjencinë e lajmeve INA ka theksuar se ka informacione për këtë, por theksojnë se për këtë vepër kriminale piraterie kanë lajmëruar organet përkatëse të MPB-së.

“Po shqyrtojmë veprimin se si ka dalë materiali nga ASHAM dhe pëgjegjësit që e publikuan në këtë mënyrë. Por, kjo është çështje e organeve më të larta akademike. Përveç kësaj si sekretari kemi reaguar tek organet përkatëse të MPB-së për vjedhjen e këtij materiali dhe shpërndarjen në tregun e zi. Me këtë shkelen të drejtat e autorit”, kanë theksuar nga shërbimi për informim, duke mos panuar për tu identifikuar me emra. Një nga shitësit e disqeve pirate në sheshin “Maqedonia” thekson se ka arritur që ta marrë nga disa miq të tij kopjen e DVD-së, që më pas e ka shumëfishuar.

“Po shkon mirë dhe shumë e kërkojnë. Ka edhe nga të huajt që e blejnë pasi që e shohin që është e shkruar se ka përmbajtjen e enciklopedisë. E kërkojnë të gjithë dhe jemi të habitur se si për herë të parë këso disqe kërkohen, edhe më shumë se filmat e rinj që kanë hyrë në treg. Pavarësisht zërave për tërheqjen e botimit të kësaj vepre, deri tani janë shpërndarë me qindra mijëra kopje përmes disqeve.
Encklopedia maqedonse hapi një debat të madh në radhët e akademikëve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas shqiptarëve, botimi fyente shqiptarët të cilët I cilësonte si barbarë dhe racë e ardhur në Ballkan, ndërkohë që historia ka vërtetuar se shqiptarët janë autoktonë në gadishull.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›