E Diel, 1 Nëntor 2026

“Celin përmes syve të botës”, film dokumentar për Celine Dion nw kinematë amerikane



Kinematë amerikane kanë filluar të shfaqin filmin dokumentar kushtuar këngëtares Celine Dion. “Celin: përmes syve të botës”, është filmi dokumentar për turneun e fundit të këngëtares Celine Dion në vite 2008 – 2009, i cili ka nisur shfaqen në kinematë amerikane. Këngëtarja e famshme Celine Dion mbërriti në premierën e filmit dokumentar me titull “Celine, përmes syve të botës”, e veshur me të zeza, dhe me bizhuteri diamanti që kapin vlerën e miliona dollarëve. Filmi “Celine, përmes syve të botës” ka ndjekur artisten gjatë turit të saj “Taking Chances” në vitin 2008- 2009. Ajo ka udhëtuar në 5 kontinente, duke dhënë koncerte në 25 vende të botës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, djali 8 vjeçar, e ëma dhe familja e saj e madhe. Filmi tregon pjesën e pas kuintave të koncerteve të saj, si dhe momente të rralla dhe të pashikuara më parë. Dion thotë se ndonëse këto filmime janë personale dhe i përkasin familjes së saj, ajo mendoi që t’i ndante së bashku me adhuruesit e saj. Filmi ka nisur transmetimin në disa prej kinemave amerikane. Ndërkohë, ylli i muzikës kantri, Reba Makintajër, po nis përgatitjet për turneun e saj të ri nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja veterane e muzikës kantri, Reba McEntire, është mjeshtre për t’u rikthyer suksesshëm në muzikë. Që nga dalja e albumit të saj të parë me titull “Can’t even get the blues”, në janar të vitit 1983, ajo vazhdon të mbetet në krye të klasifikimeve për muzikën kantri në Amerikë, me albumet dhe këngët e saj. Imazhi i saj i kuruar nëpër vite, është një nga pikat e suksesshme të Rebës: “Është i rëndësishëm- thotë ajo- kur e kam nisur m’u desh që të ndryshoja rrënjësisht për të qenë pranë publikut, por nuk hoqa dorë asnjëherë nga stili im kaubojs”. Pamja e saj mund të ketë ndryshuar nëpër vite por diçka nuk ndryshon asnjëherë në karrierën e saj. “Ajo që mbetet përherë e njëjtë është një këngë e mirë. Duhet të kesh një këngë të mirë, që të dominosh”, thotë ajo. Më tej ylli i muzikës amerikane, thotë se ajo nuk është kryeneçe në përzgjedhjen e këngëve, por i ndjek dhe do t’i bëjë të sajat me çdo kusht kompozimet e vërteta dhe të mira. 34 këngë të pozicionuar në vendin e parë gjatë gjithë karrierës së saj, dhe ndërthurja me krijime të reja, është një dilemë për përzgjedhjen e këngëve që këndohen nëpër turnetë që Reba zhvillon. Aktualisht ajo do të nisë një turne në muajin prill, ku do të këndojë së bashku me George Strait.

Stacioni i radhës së ekspozitës “Fokus ‘09” në Pogradec
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus ‘09” ka ndaluar në qytetin e Pogradecit këtë fundjavë. Arben Aliaj, drejtori artistik i Fokus ’09 duke besuar tek ky edicion i katërt, i cili u zhvillua në Fier më 31 tetor shprehet se “Ky konkurs organizohet që të jetë një përballje shkollash dhe eksperiencash, me dëshirën që të provokojë një dialog profesional mbi fotografinë artistike, duke u kthyer në një pikë takimi të përvitshëm ballafaqimi të këtyre vlerave, në një botë, e cila u përket të gjithëve”. Aktiviteti në Pogradec u organizua nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”, Galeria e Arteve Pogradec , BenArt Studio dhe Shoqata Antik, nën kujdesin e z. Fatbardh Kadilli. Edicioni i katërt solli një rritje të jashtëzakonshme si në organizim, por edhe në prezantimin e krijuesve. Kanë konkurruar rreth 300 autorë nga shtete të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Amerikës. Çudia e radhës ka qenë një kërkesë nga Bangladeshi dhe India, të cilët kaluan deri në finale. Ekspozita e hapur prezanton 76 punime të fotografëve që kanë kaluar fazën e selektimit. Ajo që të bie në sy është ekspresionizmi në shprehje dhe foto e momentit. Larg vuajtjes dhe dhimbjes, Kosova prezantohet me më shumë gëzime, Shqipëria gjithashtu i ka kaluar ditët e ‘fatkeqësive’ dhe ka më shumë mendime në imazhe. Italia na sjell një çast të pakohë në një ditë shiu, ndërsa Greqia ‘luan’ me portretin. Vështirë të gjendet stili i Besart Gërgurit, fituesit të vjetshëm, i cili ka ndërruar kryekëput shprehjen e realizimit në kompozimin e sivjetëm, “Ku është Zoti”. Interesante edhe shprehjet në fotografi nga Vedat Xhymshiti-Kosovë, Bernard Kotlar-Kroaci, Nake Batev-Maqedoni, Agron Berisha-Kosovë, ku detaji i paramenduar kthehet në një imazh që përcjell emocion dhe shqetëson me pyetjen mbi njeriun dhe fatin e tij. Fotografia nuk është vetëm një pasion, por një mënyrë e interpretimit të realitetit. Ka një pikë të caktuar, ku fotografët e kanë mbajtur imazhin, për ta çuar më tej shikuesin në hapësirën e një bote tjetër, që vazhdon sipas dëshirës dhe fantazisë. Pjesëmarrësit kanë punuar me aparate dixhitale dhe anëtarët e jurisë dhe kuratori nuk përjashtojnë mundësinë e ekzistencës së një procesi postproduksion, por gjithmonë sipas tyre “duke ruajtur sensin e fotografisë”. E hapur në Galerinë e Arteve në Pogradec, ekspozita po ndiqet me shumë interes nga publiku artdashës pogradecar.

Çmimet 'Bafta' 'The Hurt Locker' triumfon ndaj 'Avatar'

Në Britaninë e Madhe janë ndarë dje çmimet Bafta në kinematografi, të cilat cilësohen si çmimet Oskar. Filmi që ka fituar çmimin më të madh te Bafta është ‘The Hurt Locker’ një film për luftën në Irak i regjisores Kethrin Bigelou, e cila gjithashtu fitoi dhe çmimin si drejtorja më e mirë e filmit duke u bërë e para grua që e merr këtë çmim. Ky film mori gjithsej 6 çmime Bafta, duke lënë pas filmin Avatar të Xhejms Kamerun që konsiderohet filmi me të ardhurat më të mëdha në historinë e hollivudit. Bigelou ka qene gruaja e drejtorit Xhejms Kamerun dhe mediat britanike kane folur për një rivalitet të madh mes dy ish bashkëshortëve. Duke marre çmimin Bigelou ka thënë ‘Beteja e grave për barazi është një betejë konstante’. Ajo shtoi se ky eveniment me shumë çmime ishte një nder i madh për punën e saj, ndërsa shtoi se ky film synon të tregoje se kurrë nuk duhet braktisur përpjekja për paqe.. Filmi The hurt Loker paraqet punën e një njësie ushtarake amerikane në çmontimin e bombave në Irak, por gjithë filmi tregon dramën e vërtetë të luftës në Irak. Aktori britanik Kolin Firth fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “A singell men”. Aktorja më e mirë është Keri Muligan në filmin “An education”, ndërsa filmi Avatar që është konsideruar këto kohe si fituesi i mundshëm i çmimeve oskar që ndahen në mars, ka marrë vetëm dy çmime Bafta për efektet më të mire visuale dhe produksionin. Aktorja më e mirë jo protagoniste u shpall Monik, ndërsa aktori i dytë protagonist u shpall Kristof Valts për rolin e tij në filmin ‘Ingrorious Basterds’. Në fakt Bafta shtron rrugën për çmimet oskar, pasi në përgjithësi ka rezultuar se këto çmime kanë qenë të njëjta.

Aktori Kevin Kostner jep me sukses një koncert në Madrid

Njihet si aktori sharmant i ekranit të Hollivudit, por njihet dhe si këngëtar kantri mjaft i dashur, e madje jo vetëm për amerikanët. Bëhet fjalë për Kevin Costner i cili ka përfunduar mbrëmë me sukses të plotë koncertin e tij në Madrid. Adhuruesit spanjollë kanë përshëndetur këngëtarin dhe aktorin e mirënjohur, i cili së bashku me grupin e tij Modern West, kanë interpretuar këngë, për të cilat ai vetë thotë se i përkasin "Rrokut perëndimor amerikan". Ylli i kinemasë amerikane, thotë se ishte bashkëshortja e tij ajo, e cila e ka qenë shtysa kryesore për organizmin e një turneu të tillë. "Ajo më ka thënë gjithmonë se unë dukem kaq i lumtur kur interpretoj në kitarë, por nuk ia kam vënë veshin për një kohë të gjatë, deri sa erdhi një ditë kur interpretova përpara publikut dhe u duk se i pëlqeva atij", thotë Costner. CD me këngët e turit të tij të fundit në Spanjë del në treg nesër. Ndërkaq turneu i tij vazhdon me koncertet në Barcelonë e më tej në disa vende të tjera të Evropës Veriore.

23 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›