E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet ne Elbasan nje dyqan mallrash

Persona të paidentifikuar grabitën gjatë natës një dyqan mallrash ushqimorë në fshatin Shirgjan të Elbasanit. Policia lokale deklaron se grabitësit kanë hyrë në njësinë private duke shqyer derën, dhe grabitur në të 300 mijë lekë të reja dhe një kompjuter me të cilin punonte tregtari. Policia është vënë në kërkim të autorëve të vjedhjes, identiteti i të cilëve nuk është zbardhur ende. Vjedhjet janë shtuar shumë kohët e fundit në qytetin e Elbasanit dhe në rrethinat përreth, duke u bërë një problem tepër shqetësues për biznesmenët dhe forcat e rendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›