E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje adoleshente nga Vlora vetehelmohet me detergjent

Një adoleshente 14-vjeçare nga fshati Babicë i Vlorës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me një sasi detergjenti. Vajza me inicialet K. P., pas ekspertizës së bërë nga policia, mësohet se ka pirë një sasi klori, i cili përdorej për pastrimin e pllakave të shtëpisë. Vajza është ndjerë keq gjatë orës së mësimit, dhe ka filluar të nxjerrë shkumë nga goja. Shokët e klasës së nëntë kanë vrapuar për të lajmëruar prindërit e saj, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, por pa i shpëtuar dot jetën. Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes së minorenes, të cilët nuk i kanë dhënë dot shpjegim veprimit të vajzës së tyre. Dyshohet se stresi i ngarkesës së fundsezonit mund të ketë qenë shkaku i vetëflijimit të vogëlushes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›