Vjedhje ne Fushe Kruje, plagoset roja i dyqanit

Persona të armatosur tentuan të grabisnin në orët e para të ditës së sotme një argjendari në qytetin e Fushë Krujës duke plagosur rëndë edhe rojën e objektit, i cili i bëri rezistencë grabitësve. Policia lokale deklaron se Gëzim Koçiu, është plagosur gjatë momentit që persona të paidentifikuar tentuan të vidhnin sendet me vlerë në dyqanin ku ai punonte si roje nate. Koçiu është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e parë. Mjekët e këtij spitali deklarojnë se gjendja e të plagosurit është e rëndë. Ndërkohë, policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga agresorët, numri i të cilëve nuk dihet ende i saktë. Nga të dhënat e para mësohet se ata janë përpjekur të hyjnë me forcë nga dera e pasme e dyqanit. Policia, në të njëjtën kohë me hetimet, është duke pritur përmirësimin e gjendjes së të plagosurit për të hedhur dritë mbi autorët.
...