“Dera e mbyllur”, 5 në pranga për trafik të vepra të artit
04/06/2010 Policia: Objektet të vjedhura në kishat dhe manastiret e Elbasanit, vlera 20 mijë euro
ELBASAN- Kanë rënë në prangat e policisë 5 persona në kuadër të operacionit “Dera e mbyllur” të organizuar nga sektori kundër krimit të organizuar dhe seksionit kundër trafiqeve. Të arrestuarit po tentonin të shisnin disa objekte arti me vlerë, të cilat rezultojnë të vjedhura në disa objekte kulti në Elbasan. Grupi i të arrestuarve ishte në mbyllje të shitjes së objekteve në Maqedoni për 20 mijë euro. Operacioni është finalizuar mëngjesin e djeshëm kur personat e arrestuar po tentonin të kalonin në Maqedoni ku edhe do të kryenin shitjen e objekteve.
Të ndaluarit
Të arrestuarit janë Ilir Kera 36 vjeç, Reshit Hyseni 29 vjeç, Nebi Guracaku 49 vjeç, Gramoz Porshja 34 vjeç dhe Armand Meta 26 vjeç që të gjithë me banim në Elbasan. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në momentin e arrestimit të 5 personave është bërë e mundur gjetja në mjetet e tyre dhe sekuestrimi i një sasi objektesh me vlera kulturore, religjioze dhe monetare, të vjedhura në disa kisha e manastire. Kështu mësohet se në mjete është gjetur një kambanë bronzi me peshë 50 kg e gdhendur në material bronzi që mendohet se i përket viteve 1700. Tre piktura të gdhendura në material bakri të përmasave të ndryshme që mendohet se i përkasin shekullit 18-19, një ikonë kishe si dhe sende e objekte antike të ndryshme të gdhendura në sermë, monedha të vjetra që mendohen me shumë vlerë dhe se po punohet për zbardhjen e prejardhjes së tyre. Policia deklaron se është ndërhyrë në momentin kur shtetasit po përpiqeshin ti trafikonin drejt Maqedonisë. Ilir Kera, Reshit Hyseni Gramos Poshja banonin në lagjen “Skëndërbej”, ndërsa Nebi Guracaku në Belesh dhe Armand Metanë fshatin Katund i ri të rrethit të Elbasanit. Ata ishin vënë prej kohësh në ndjekje dhe madje edhe përgjuar deri në përfundimin me sukses të operacionit. Në bazë të të dhënave të policisë 5 të arrestuarit po përpiqeshin t’i shisnin materialet e më sipërme me një vlerë rreth 20 mijë eurosh. Policia deklaron ekzistencën e provave të mjaftueshme që i implikon 5 personat e akuzuar për trafik të objekteve artistike me vlera kombëtare. Gjithashtu si prova që implikojnë 5 të arrestuarit janë edhe gjithçka e sekuestruar si dhe mjetet e tyre. Kështu janë sekuestruar 128 mijë lekë, 300 euro, 2 armë gjahu teke pa leje, dy automjete tip Benz me targa EL 3593 C dhe EL 9811 B si dhe 5 aparate celularë.
Hetimet
Mësohet se hetimet për zbulimin e autorëve të disa vjedhjeve në kisha e manastire kanë çuar agjentët e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar tek ky rrjet trafiku të veprave të artit. Mësohet se ata janë ndjekur, përgjuar si dhe janë dokumentuar prova që vërtetojnë përfshirjen e tyre në këtë vepër penale. 5 të arrestuarit do të përballen me veprën “trafik të veprave të artit dhe të kulturës e kryer në bashkëpunim”. Tashmë dosja në ngarkim të tyre i ka kaluar Prokurorisë. Drejtori i policisë Sajmir Muça tha se goditja e grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës pjesë e trashëgimisë tonë kulturore është në vijim dhe të Planit Kombëtar të Veprimit “Për parandalimin dhe luftën kundër veprave të artit dhe të kulturës”.
Objektet
Muça tha se ky plan po ndiqet në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore të angazhuara në administrimin, ruajtjen dhe inventarizimin e pasurive kulturore të vendit.
Drejtoria e Policisë së qarkut Elbasan bën të ditur se nga ana e Seksionit kudër trafiqeve janë grumbulluar prova të mjaftueshme që i implikojnë personat e mësipërm në trafik të qenieve njerëzore, trafik të lëndëve narkotike, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri.
Objektet mendohet se janë vjedhur në periudha të ndryshme në kisha dhe objekte të tjera kulti në Elbasan, por edhe në rrethe të tjera. Dyshohet se kambana i përket kishës së Shenlcanit, ndërsa dy pikturat dhe ikona kishave të tjera në Elbasan. Ende nuk dihet prejardhja e monedhave, por me verifikimin e ekspertëve do të arrihet në përfundimet për prejardhjen dhe vlerën e tyre. Sipas të dhënave të policisë, bisedimet për shitjen e objekteve vazhdonin prej kohësh dhe do të mbylleshin vetëm ditët e fundit të ndërprerë nga operacioni i policisë.