E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularët, sa do ulen tarifat për thirrjet dhe mesazhet

Tarifat për thirrjet dhe mesazhet nga telefonat celularë do të pësojnë ulje të mëtejshme gjatë këtij viti, në kuadër të orientimit të tyre në kosto. Kjo nismë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare nisi fillimisht me thirrjet zanore dhe më pas e njëjta strategji po zbatohet dhe për mesazhet që dërgohen me celular. Kreu i AKEP ishte dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodh-uese, ku bëri edhe një përmbledhje të  aktivitetit të këtij institucioni gjatë 2011-s, si dhe objektivave që do të zbatohen në këtë vit. Një ndër këta objektiva është edhe zbatimi i mëtejshëm i nismës për orientimin në kosto të tarifave. Kështu, sipas raportit të AKEP të vitit të kaluar, rezulton që ulja e radhës për tarifat e thirrjeve do të bëhet në muajin shtator. Për kompaninë Vodafone dhe AMC tarifa e thirrjeve do të shkojë nga 7.57 lekë/minutë në 6.1 lekë/minutë. Ulja e fundit e tarifave do të bëhet në shtator 2013 kur thirrjet për tre prej operatorëve celularë do të kushtojnë 4.57 lekë/min. Për kompaninë Eagle do të ketë gjithashtu reduktim tarifash. Nëse aktualisht paguhet 8.85 lekë/minutë, në shtator do të paguhet 6.52 lekë/minutë. Gjatë këtij viti pritet gjithashtu që edhe tarifat e dërgimit të SMS-ve apo ndryshe të mesazheve të reduktohen. Nëse aktualisht tarifa e terminimit të SMS-ve është 2.4 lekë/SMS, në shtator të këtij viti një SMS do të kushtojë 2 lekë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare thekson se në këto tarifa nuk përfshihet TVSH-ja. Një ulje të fundit sipas projektit të uljes drejt kostos për SMS-të nga ana e AKEP është parashikuar në fund të vitit 2013, kur një SMS do të kushtojë 1.44 lekë.\

Thirrjet kushtojnë
AMC, Vodafone

Deri më 1 shtator  7.57 lekë/min
Nga 1 shtatori 2012 6.1 lekë/min
Nga 1 shtatori 2013  4.57 lekë/min
Eagle
Deri më 1 shtator 8.85 lekë/min
Nga 1 shtatori 6.52 lekë/min
Nga 1 shtatori 2013 4.57
SMS-të
Deri më 1 shtator  2.4 lekë/SMS
Nga 1 shtatori 2012 2 lekë/SMS
Nga 1 shtatori 2013 1.44 lekë/SMS

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›