Celulari i katert, garen e dominon "Vala"
Celulari i katert eshte shume afer nje kompanie kosovare qe ka ofruar vleren me te larte dje, ne celjen e tenderit per blerjen e licences se fundit per sherbimin e telefonise se levizshme ne vend. Poste-Telekomi i Kosoves qe ne shtetin me te ri operon permes "Vala", nje nder me prestigjiozet e sherbimit celular atje, ka ofruar dje shumen e 7.2 milione eurove si dhe nje garanci bankare paraprake, prej 100 mije eurosh.
Komisioni i Vleresimit te ofertave ka hapur zarfet e kompanive te interesuara me dokumentacionin e kerkuar dhe cmimin per blerjen e licences. Ne gare u gjenden tre kompani, suedezja "Tele2", kompania shqiptare "Univers PG" dhe ajo kosovare "PTK".
Kompania "Tele2", nuk ka dhene oferte per blerjen e licences, por eshte mjaftuar vetem me dorezimin e dokumentacionit dhe shprehjen e interesit. Kompania shqiptare "Univers PG", ka ofruar 5 milione euro, qe eshte edhe shuma minimale qe kerkohet nga komisioni per leshimin e licences. Ndersa kompania "PTK", ka ofruar 7.2 milione euro.
Drejtori i Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tha se vendimi per fituesin pritet te merret me 4 mars, pas shqyrtimit te ofertave perkatese. Kompania fituese e tenderit per te qene operatori i katert celular ne vend, duhet te jete nje kompani me eksperience te gjate ne fushen e telekomunikacionit, te ofroje mbulim gjeografik te gjere dhe duhet te ofroje tarifa komunikimi me te uleta, se operatoret ekzistues ne treg. Gjithsesi cmimi i cili ofrohet per licencen, nuk eshte nder kriteret kryesore per vleresimin. Burime nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, bejne te ditur se dy elementet baze per vleresimin ne tender, do te jete vleresimi i cmimit me te ulet per minute dhe ngritja e nje kohe sa me te shkurter e rrjetit. Futja ne treg e operatorit te katert celulare, pritet te rrise konkurrencen dhe te ule cmimet per qytetaret. Aktualisht tregu i telefonise se levizshme ne Shqiperi numeron mbi 2.5 milione abonente per afro 3.5 milione shqiptare.
Kompanite ne tender
Kompania kosovare "PTK" (Poste Telekomi i Kosoves) qe prezantohet me "Vala"
Nje prej kompanive eshte edhe ajo suedeze dhe pikerisht "Tele2"
Kompania tjeter konkurrente, eshte ajo shqiptare, "Univers PG"
Kompanite ekzistuese
Kompania e pare AMC
E dyta qe ka hyre ne treg ka qene Vodafone
Pak muaj me pare u cel kompania Eagle Mobile