Greqi, kapet shqiptari, rrëmbeu një vajzë
ATHINE-Një shqiptar 26 vjeçar është arrestuar i akuzuar për rrëmbim të mituri dhe mbajtje peng. Policia bastisi shtëpinë e 26 vjecarit dhe gjeti aty të bllokuar një vajzë 17 vjeçare.
Vajza me shtetësi greke telefonoi në qendrën e Policisë në Kavala për të kërkuar ndihmë. Ajo i tregoi policisë se prej një jave mbahej mbyllur kundër dëshirës së saj, në shtëpinë e shqiptarit, në vendin e quajtur Halkero.
Pas denoncimit, policia menjëherë filloi hetimet dhe nuk e pati shumë të vështirë të identifikojë dhe të gjejë 26 vjecarin, sipas përshkrimit të vajzës.
Në praninë e një gjykatësi policia shkoi në shtëpinë e shqiptarit, ku gjeti 17 vjecaren, ndërsa shqiptarin e dyshuar për rrëmbimin e arrestoi pak orë më vonë.
Ende nuk thuhet në c’rrethana apo ër cfarë arsye është kryer rrëmbimi, por policia po heton cështjen në fjalë. 26 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do të gjykohet për rrëmbim të miturish dhe mbajtje peng.
(d.b/BalkanWeb)