Celuliti, trajtimet estetike për ta luftuar që në thellësi
Produktet bimore për kurimin e jashtëm dhe të brendshëm të tij. Ananasi dhe balta, dy aleatët kryesorë për t’ia dalë mbanë me sukses
Celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese te femrat. Në rastet me celulit, sasia e yndyrës është mbi limitin standard të normales, domethënë mbi 22 për qind të peshës trupore. Celuliti ka volum, sepse në fazën e zhvillimit të tij ndodh zmadhimi i qelizës dhjamore dhe si pasojë deformohen pjesë të ndryshme të trupit. Ai është i dukshëm në pozicion vertikal dhe ka efekt pamor të ngjashëm me lëkurën e portokallit. Kjo zonë është e mbingarkuar me ujë dhe yndyrë dhe kështu deformon enët e gjakut dhe pengon qarkullimin normal të tij. Nëse nuk merren masa, celuliti do të akumulohet në vazhdimësi. Për ta luftuar ose parandaluar atë, duhet një aktivitet fizik i pandërprerë. Në rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrnave, të sheqerit dhe të brumrave. Duhet konsumuar një sasi e madhe uji deri në 3 kg në ditë, sepse oksigjeni që përmban uji e eliminon celulitin në një masë të konsiderueshme.
Trajtimet estetike
Për të luftuar celulitin ekzistojnë mjaft produkte kozmetike me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në parandalimin, përkeqësimin e deri në eliminimin e tij. Pikë së pari, duhet patur parasysh se trajtimet për celulitin duhet të nisin që nga marrja e produkteve nga goja për të realizuar kurimin e brendshëm të tij. Produktet bimore që rekomandohen të përdoren në këtë rast, të cilat kanë si qëllim kryesor pastrimin e organizmit nga toksinat dhe yndyrat, janë aloe vera bio, ananasi, lëngu i shegës, kromi, produkti bimor primum etj. Pas pastrimit të brendshëm të organizmit, niset trajtimi i jashtëm i celulitit. Në trajtimet estetike për të evituar nga jashtë celulitin është mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: balta e Detit të Kuq, algat e detit, kërpudhat e konservuara në parafinë. Përdorimi i baltës ka dhënë rezultate pozitive në zhdukjen e celulitit. Trajtimi i celulitit me baltë është mjaft i thjeshtë, pasi nevojitet vetëm përzierja e baltës me pak ujë të vakët dhe masa e përftuar përhapet në formë masazhi në pjesët e trupit, ku është shfaqur celuliti. Ky trajtim ndihmon rrëzimin e celulitit dhe rezultatet janë të kënaqshme. Trajtimi shoqërohet me tonifikimin e muskulaturës së trupit, duke bërë që lëkura të mos jetë më e lëshuar.
Çarjet e lëkurës
Zakonisht çarjet e lëkurës vijnë nga ndryshimet në peshë dhe si rrjedhojë lëkura humbet elasticitetin dhe çahet. Për këtë problem duhet të përdoren kremrat rasodant dhe hidratant me aloe vera dhe qumësht blete të pasuruara me probiotikë, të cilat jo vetëm ushqejnë lëkurën, por dhe trajtojnë deri në thellësi problemet më të komplikuara në sajë të vetive kurative të bimëve medicinale që përmbajnë. Gjithashtu, duhet të merret nga goja dhe vitaminë E, e cila gjithmonë duhet të jetë me origjinë bimore. Shumë i pasur me vitaminë E është vaji i bajames dhe ai i farës së grurit, që duhet shoqëruar me acidin folik, i cili ndodhet me shumicë në lëngun e shegës. Në rastet e çarjes së lëkurës, vaji i bajames mund të përdoret edhe për lyerje nga jashtë të pjesëve ku lëkura ka pësuar çarje. Gjithashtu, për të evituar çarjet e lëkurës është mëse i nevojshëm përdorimi i kremrave bimorë, të cilët ushqejnë lëkurën duke i dhënë kështu edhe vitalitetin e munguar. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.
Celuliti
Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që, përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit. Kur yndyrat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, gjë që rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Zakonisht janë gratë ato që preken më shumë nga celuliti. Ai fillon të shfaqet te vajzat rreth moshës 14-vjeçare dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet te gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë, sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe te meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
Ananasi lufton celulitin
Fruti i ananasit përmban një enzimë që quhet Bromelaine, e cila ka për veti të shkrijë proteinat (depolymerizon fibrinën). Pra, kur fryti i ananasit është i pjekur mirë, mund të përdoret për dietë. Ai ndihmon në eliminimin e yndyrnave të tepërta. Ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit. Ananasi është një frut tropikal me një shije shumë të shijshme dhe gjendet në treg edhe në vendin tonë. Ju mund ta keni shijuar atë si frut në koktejle të ndryshme pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm. Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron te përbërësit që ky fryt përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frutë shumë i pasur me vitaminë C. Fillimisht duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet te gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Në sajë të përbërësve të tij, ananasi vepron në organizëm si dezintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujërat e tepërta nga organizmi) dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janë se ky frut shërues lufton të gjitha format e celulitit, edemave (ënjtjet). Ananasi ndihmon edhe në tretjen e mirë të ushqimit.
Ndryshimi i celulitit me dhjamin
Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit: te kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyra të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore. Tipat e celulitit: celuliti i fortë ose solid zakonisht gjendet në gratë aktive si balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër, në disa raste është i vështirë të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifët nuk është aq i përqendruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjendet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie e tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.
Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit:
Trashëgimia.
Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 7 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimal.
Dieta. Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë mbeten në indin dhjamor.
Pirja e duhanit. Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë, por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit.
Tensioni dhe stresi. Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato të trashen. Nga ana tjetër, tensioni bllokon qelizat duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
Marrja e mjekimit. Mund të dëmtojë proceset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit. Kontraceptivët oralë, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.
Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës. Ushtrimet ndihmojnë tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme, duke shkaktuar copëzimin e indit të bllokuar dhe pastrimin e trupit.
28 Shkurt 2009