E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Pollo e Dule, debatojnë në Parlament

Debati për censusin e popullsisë zhvendoset në parlament nëpërmjet një interpelance për ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë Genc Pollo, thirrur nga kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Dule edhe një herë vijon të hedhë akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe ministrit Pollo duke e cilësuar censusin e popullsisë si dekonspirues të të dhënave personale.

Sipas tij amendimet e bëra në ligjin për censusin shkelin standartet e vetdeklarimit të lirë. Në përgjigje të akuzave të forta nga ana e Vangjel Dules, ministri i Inovacionit Pollo reagoi duke argumentuar se censusi i popullsisë përmbush të gjitha kriteret më të larta teknike si dhe mbledh të dhëna të rëndësishme sociale të cilat do ti shërbejnë hartimit të politikave në shërbim të të gjitha grupimeve të popullsisë. Më herët, në një tjetër interpelancë kërkuar nga deputeti Eltar Deda për ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, ky i fundit është akuzuar rëndë si i zhytur në rushfet.

Sipas tij tërheqja e Bankës Botërore nga lëshimi i kredisë për tenderin e paisjeve spitalore dhe barnave është bërë pas një skeme prokurimi me shkelje nga ana e ministrisë së drejtuar nga Vasili. Ndërsa Vasili ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se procedurat tenderore janë zhvilluar në trasparencë të plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›