E Shtunë, 31 Tetor 2026

Central berthamor ne Turqi

 

Turqia ka kërkuar oferta për ndertimin e centralit të saj të parë bërthamor. Centrali me kapacitet prej 4 mijë megavatësh do të ndërtohet në bregdet, afër portit Mersin. Kundërshtarët e këtij projekti kanë paraqitur shqetësime për sigurinë e këtij objekti, duke thënë se territori i propozuar është afër zonës së rrezikshmërisë sizmike. Turqia thotë se planifikon ndërtimin e tri centraleve bërthamore me qëllim të parandalimit të problemeve me furnizim me energji elektrike dhe reduktimin e varesise nga furnizimi i jashtëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›