Rusia kunder anetaresimit ne NATO te Ukrahines dhe Gjeorgjise.
Presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka tërhequr vërejtjen kundër anëtarësimit në NATO të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë, duke thënë se kjo mund ta kërcënojë strukturën e sigurisë evropiane. Ai tha gjithashtu se asnjë shtet, që është anëtar i aleancës, nuk do të ishte i kënaqur nëse fqinjët e tij bëhen anëtarë të saj. Gjatë samitit të NATO-s, që mbahet javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, do të diskutohet për mundësinë e përfshirjes së Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në "planin aksional për anëtarësim" të NATO-s.