E Shtunë, 31 Tetor 2026

Centrali bërthamor, Bojaxhi: Debat i parakohshëm

Drejtori i KESH e ka cilësuar si një debat të parakohshëm cështjen e centralit bërthamor. “Për momentin po bëhet më shumë zhumrë seç duhet,të ndërtosh një objekt të tillë do të paktën 20 vite” theksoi Bojaxhi. 

TIRANE- Cështja e ngritjes ose jo të një centrali bërthamor ka qënë sot objekt diksutimesh mes studenteve të Universitetit të Tiranës dhe kreut të KESH, Gjergj Bojaxhi.
Bojaxhi e ka cilësuar këtë debat të parakohshëm dhe një projekt ende të largët për tu realizuar në kushtet tona.

“Për sa i takon TEC-ve dhe centralit bërthamorë për momentin po bëhet më shumë zhumrë seç duhet, që të ndërtosh një objekt të tillë do të paktën 20 vite, do një konsensus social, politik, formalisht rajonal” u shpreh Bojaxhi.

Për drejtorin e KESH-it, Shqipëria ka nevojë për burime të reja energjie pasi për përballimin e nevojave në vend nevojitet të paktën një shtesë energjie prej 400 megavat.

“Shqipëria ka nevojë për një kapacitet shtesë deri në 400 megavat. Nëse ky prodhim shtesë do të vijë me TEC me qymyrë me central bërthamorë, apo mënyra të tjera ndërtimi, këto janë çështje alternative. Është e mundur të ndërtosh TEC-in me qymyr, por problemi më i madh është ndotja” theksoi Bojaxhi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›