Rrëshen, banorët gjejnë dy predha aktive
Banorët e fshatit Ndërfushas në Rrëshen, kanë gjetur ditën e sotme dy predha të artelierisë së rëndë, ndërsa po punonin për hapjen e një ujësjellësi familjar. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë.
RRESHEN- Banorët e fshatit Ndërfushas në Rrëshen, kanë gjetur ditën e sotme dy predha të artelierisë së rëndë, ndërsa po punonin për hapjen e një ujësjellësi familjar. Predhat janë në gjëndje aktive me gjatësi rreth 1 m dhe diametër 15 cm.
Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit ka rrethuar zonën në pritje të specialistëve që do të vlerësojnë nëse ka municione të tjera në zonën përreth, si dhe rrezikshmërinë që mund të paraqesin për banesat aty afër.
Banorët kishin nisur privatisht të gërmonin një kanal për të vendosur tubacione që do të sillnin ujin e pijshëm në familjet e tyre, dhe gjatë këtyre punimeve kanë hasur me predhat. Ndërkohë, zona ku u gjetën predhat është rreth 500 m larg zonës ushtarake, që mendohet se është dhe burimi i shpëndarjes së municioneve të tilla.
(e.n/News24/BalkanWeb)