E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia, 50 gra diplomohen per pjesemarrje ne politike

Rreth 50 gra ne mbare vendin dhe nga i gjithe spektri politik, moren dje certifikata

per trajnime ne te foluren ne publik, zhvillim mesazhi, marredhenie me mediat, debate publike etj. Si pjese e projektit te OSBE-se, "Rritja e rolit te gruas, ne qeverisje 2009-2011", ato u trajnuan per me shume pjesemarrje ne politike dhe ne funksion te aktiviteteve elektorale. Presidenti Bamir Topi, vleresoi se gjate viteve te fundit, eshte bere nje progres i dukshem per rritjen e rolit te gruas ne politike. "Une shpresoj qe pjesemarrja juaj edhe ne funksion te zgjedhjeve te pergjithshme politike te dates 28 qershor, do te jete shume e rendesishme, do te jete aktive, do te jete e ekuilibruar, sepse mesazheret me te mire per shoqerine, ju siguroj qe jane grate, sepse ne formimin e tyre kane nje strukture shume te rendesishme, strukturen qe mban shoqerine ne kembe", theksoi Topi. Ne projekt moren pjese 50 gra nga i gjithe vendi dhe kandidate qe do te garojne ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009. Ne ceremonine e diplomimit ishin te pranishem edhe Ambasadori i Mbreterise se Hollandes, Henk G.C. van den Dol, e Ngarkuara me Pune e Ambasades Suedeze, Elisabet Stam, drejtues te projektit, perfaqesuese te shoqerise civile, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›