E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: E ardhmja evropiane e Shqiperise, jane PS dhe Rama

Kandidatet per deputete te Partise Socialiste ne Qarkun e Gjirokastres, vazhdojne turin e takimeve me elektoratin. Ne nje takim te zhvilluar se fundmi me banoret e lagjes "Punetori" ne qytetin e Gjirokastres, kandidatet per deputete te PS-se, Arta Dade dhe Elvira Shapllo, kane bashkebiseduar me banoret e kesaj zone, ne lidhje me pika te vecanta te platformes elektorale te partise qe perfaqesojne. Mes te tjerash kandidatja, Elvira Shapllo, ka percjelle mesazhin e bashkimit qe njerezit te votojne per zhvillimin dhe per nje Shqiperi normale. "Te shkojme se bashku ne votime per te sjelle ndryshimin e madh", ka pohuar ne kete takim Shapllo. Nderkohe kandidatja tjeter e PS-se ne Qarkun e Gjirokastres, Arta Dade ne kete takim eshte shprehur se socialistet jane te bindur ne mbeshtetjen qe do te jape, jo vetem komuniteti i banoreve te lagjes "Punetori", por i gjithe Qarku i Gjirokastres per PS-ne. "Te rinjte e Gjirokastres nuk i bashkon asgje me qeverine dhe alternativen e PD se Berishes, e cila ka mbjelle korrupsion, antiligj dhe qe i sherben nje kaste njerezish. Ata do te mbeshtesin Edi Ramen me te cilin i lidh zhvillimi, kultura, progresi e ardhmja evropiane e Shqiperise", ka pohuar Dade ne kete takim. Duke deklaruar se vota per socialistet, eshte vote per nje Shqiperi me te mire. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›