Ceremonia, braktiset dhe i vdekur "monstra" Dumka
KORCË- Kishte lënë amanet që ta varrosnin në vendlindjen e tij në Dardhë të Korçës, por dëbora e madhe e bllokimi i rrugës bënë që Gaqo Dumka, që ndërroi jetë në spitalin e burgut dy ditë më parë (vrau të dashurën për xhelozi), të varrosej pa ceremoni dje në Korçë. Në përcjelljen e tij mori pjesë vajza me të shoqin, ndërkohë që dy djemtë dhe familjarët nuk ishin në të.
Mësohet se vajza e Gaqo Dumkës, Arjana Trebicka, një ditë më parë ishte në Tiranë për të tërhequr trupin e pajetë të babait të saj në morg, ndërsa dje në mesditë, e ka varrosur e vetme, pa një ceremoni mortore babain e saj, në varrezat e qytetit të Korçës. Burime konfidenciale nga të afërm të viktimës, pohojnë se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në varrimin e tij.
Madje edhe dy djemtë e 84vjeçarit nuk kanë pranuar të jenë të pranishëm, duke e braktisur edhe të vdekur. Mësohet se ka qenë vetëm vajza e viktimës e shoqëruar nga kunata e saj(nga burri), e cila ka tërhequr trupin vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe rreth orës 11:00 ka varrosur babain e saj pa ceremoni. Për shkak të motit, nuk kanë mundur ta varrosin në vendlindje. Lidhur me vdekjen dhe varrosjen e Dumkës, kanë reaguar dhe familjarët e viktimës, Liljana Arapi. "Zoti i dha hakën, shpërbleu vrasjen e vajzës sime. Është e dhimbshme të gëzohesh për vdekjen e tjetrit, por unë jam më e lehtësuar tani. Vazhdoj ende të mendoj që ai nuk ka qenë i vetëm në krimin e tij të tmerrshëm, por ka pasur dhe të tjerë. Do isha më e lumtur të ishte gjetur edhe koka e vajzës, mesa duket, është kot. Do vdes e pikëlluar dhe me një dhimbje që nuk ia uroj askujt",- pohoi Margarita Arapi, nëna e viktimës.
MASAKRA
Gaqo Dumka, 84- vjec mbrëmjen e 11 gusht, priti që Liljana të flinte që më pas ti priste kokën me sëpatë, gjymtyrët, organet gjenitale dhe pasi i ka paketuar në qese i ka hedhur në koshin e mbeturinave. Policia vetëm pas një jave, pas krimit të rëndë ndërpreu kërkimet për 42-vjecaren të cilët banorët e lagjes, ku ajo bashkëjetonte me plakun 84-vjecar e njihnin si mbesën e Dumkës.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)