E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, orteqe dhe borë në veri, mbyllen shkollat në Pukë

TIRANË- Situata në veri të vendit, vijon të mbetet problematike për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta që mbizotërojnë në vend.

Dhjetra komuna mbeten të bllokuara për shkak të borës, ndërkohë akset kombëtare janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa akset rrugore dytësore mbeten të bllokuara.

Kështu problematik mbetet rrethi Pukë, Dibër, Kukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Drejtoria Arsimore njofton mbylljen e shkollave në rrethin e Pukës.

Policia bën me dije se segmenti Qafë Mali-B.Curri, Qafë Mali-Kukës janë bllokuar nga bora, ndërkohë kalohen me vështirësi Pukë-fushë Arrëz-Mirditë, Pukë.

Kukës, të gjitha rrugët rurale të bllokuara. Rrethi i Tropojës është i izoluar temperaturat teper te uleta -9 duke sjellë që komunat në veri të vendit të mos komunikojnë me njëra-tjetrën. Në akset Bajram-Curri dhe Qafë-Morinë ka pasur rënie të orteqeve gjatë natës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›