E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia e 82 vjetore e çmimeve Oskar

Filmi mbi luftën në Irak, The Hurt Locker mbizotëroi ceremoninë e 82 vjetore të çmimeve Oscar mbrëmë në Hollivud. Ky film fitoi çmimin Oscar në 6 kategori të ndryshme, mes tyre edhe kategorinë më të rëndësishme dhe prestigjoze atë të Filmit më të Mirë të vitit. Filmi The Hurt Locker shënoi gjithashtu herën e parë që një femër fiton çmimin e regjizorit më të mirë, regjizorja Kathrin Bigelou.

Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand njoftoi çmimin Oscar për regjizorin më të mirë, duke u shprehur se ka ardhur koha që një grua të fitojë këtë çmim.

Duke pranuar çmimin, Kathrin Bigelou e cilësoi fitoren e saj si një moment të jetës. Ajo falenderoi telentet e tjera dhe ekipin realizues, madje ja dedikoi çmimin anëtarëve të ushtrisë që shërbejnë në Irak dhe Afganistan.

Ajo tha se shpreson të jetë e para mes shumë grave që fitojnë çmimin më prestigjoz në Hollivud. (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›