Tepëlenë, 110 gra festojnë 8 Marsin në burg
TEPELENë- Dita e nënës si një festë e traditave të vecanta është kujtuar ndryshe edhe në burgun e Bënçës në Tepelenë, ku vuajnë dënimin mbi 110 persona. Të dënuarit dhe të afërm të tyre, ndërsa kanë ndjekur një aktivitet të organizuar për 8 Marsin, kanë dhënë edhe urimin e vecantë për nënat e tyre, duke shpresuar kthimin sa më shpejt në shtëpi.
Kjo është një festë tashmë tradicionale ku në një ditë të vetme duket se vuajtja ndryshon për të gjithë të dënuarit e jeta bëhet njësoj me të tjerët.
Nën muzikën e grupit të Tepelenës, humorit të parodistëve të Vlorës e pranisë së familjarëve mjaft prej tyre kanë dhënë urimin për të gjitha nënat e motrat duke shpresuar se një ditë do të ketë mundësinë të fetojnë këtë ditë pranë tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)