Rama: Kriza ekonomike, barrë e rëndë për gratë shqiptare
TIRANE- Gjatë fjalimit të tij në takimin me gratë socialiste në ditën e “8 Marsit”, kreu i opozitës e vuri theksin në situatën ekonomike të vendit, që sic tha Rama ndodhet në kulmin e një krize që do të thotë një barrë e rëndë për gratë shqiptare.
“Ky 8 Mars e gjen Shqipërinë në kulmin e një krize ekonomike që do të thotë një barrë e rëndë për gratë shqiptare. Janë nënat e cdo familje që përballen të parat me faturën e re të energjisë, janë ato që gatuajnë dhe kursejnë ndërkohë që familja i sheh në dritë të syrit kur tavolina është bosh” theksoi Rama.
Duke folur për vendosmërinë e opozitës në kërkesat për transparencën e zgjedhjeve , kryesocialisti theksoi se rrënjët e krizës politike mbeten në kutitë e votimit ku sic tha Rama mbahen peng ëndrrat dhe aspiratat e cdo qytetari që ka hedhur votën e tij në 28 qershor.
“Politika ka mbetur tek kutitë sepse aty janë rrënjet e krizës. Kutitë nuk janë tender për pronësinë ku grinden dy palët. Ne nuk kërkojmë pronësi në kuti, në ato kuti mbahen peng ëndrrat e aspiratat e të gjithë atyre që kanë dhënë votën e tyre” u shpreh Rama.
(e.n/BalkanWeb)