E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, gjendet i vetëvarur roja i servisit të makinave

KORCË- Një 46-vjecar gjendet i vetëvarur mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00. Mësohet se viktima është Agron Sahati, roje në një servis makinash.

Burime nga policia e Korcës bëjnë me dije se kanë qënë punonjësit e servisit, të cilët e kanë gjetur të vdekur rojen në vendin e punës, në kohën kur ato kishin vajtur për të nisur punë.

Trupi i pajetë i 46-vjecarit u dërgua në morgun e qytetit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për shkaqet që e quan viktimën të vetëvritej.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›