Cërrik, përplasen 2 automjet, 4 të plagosur

Perplasen automjetet, foto arkiv
Një aksident tjetër automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Cërrik-Elbasan ku mbetën të plagosur katër persona.
Sipas policisë, dy automjete, njëri me targa Elbasani dhe tjetra me targa greke, u përplasën mes tyre.
Për pasojë u plagosën katër persona, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja në drejtimin e gabuar e njërit prej automjeteve. /E.L/