Grabitet butiku nën kërcënimin e armës

Policia ne vendngjarje, grabitje
Një person ka grabitur një butik nënë kërcënimin e armës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një butik përballë Muzeut të Shkencave të Natyrës, në Tiranë.
Mësohet se grabitësi ka hyrë i armatosur në dyqan dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë shitëses një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Burime nga policia konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit. /E.L/