E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari humb betejën për leje qëndrimi, do braktisë gruan e tij britanike dhe vajzën

Ilirjan Mehmetaj dhe vajza britanike

Prestigjiozja Daily Mail ka bërë publike historinë e një të riu shqiptar, i cili duhet të brakisë familjen e tij në Britani për shkak se nuk mundi të sigurojë dot leje qëndrimi.

Ilirjan Mehmetaj, 33 vjeç, i martuar me një studente britanike po përballet me një dramë sociale pasi është urdhëruar të lërë përgjithmonë Anglinë edhe pse nga martesa e tij ka një vajzë të vogël.

Prestigjiozja Daily Mail e krahason historinë e shqiptarit me vajzën britanike me  atë të çiftit Valentine, ku në një film të vjetër anglez flitet për historinë e një shtëpiake britanike që gjen dashurinë në Greqi.

I riu shqiptar u takua me vajzën britanike, Kelly Ward, në një resort turistik në Greqi dhe të dy u dashuruan me njëri- tjetrin.

Mbeta e mahnitur menjëherë nga ai. Ishte i gjatë, i errët dhe i bukur dhe nisëm ta njohim njëri- tjetrin mirë. I lashë mënjanë planet e mia universitare dhe u vendosëm me nënën e babain e tij,- rrëfen ish- studentja britanike.

Më pas ajo e ndihmoi Ilirjanin të merrte një vizë turistike gjashtëmujore dhe ai udhëtoi në korrik të vitit 2010 për në Britaninë e Madhe bashkë me Ward.

Më 5 janar të vitit 2011, kur Kelly ishte katër muaj shtatzënë ata aplikuan për vizën martesore, që do i lejonte atij të qëndronte në Britani.

Por, ai u urdhërua të largohet, pasi kishte aplikuar për të qëndruar, pas skadimit të vizës së tij turistike gjashtëmujore.

Ai apeloi duke thënë se ka të drejtën e familjes e duke theksuar faktin se ka një vajzë, Sofian, me 23- vjeçaren që punon tashmë në një supermarket. Por edhe pse përdori nenin tetë të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ai e humbi edhe betejën ligjore për të qëndruar në vend dhe tashmë pret dëbimin si një i paligjshëm. /Eljona Lata/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›