PD, feste me shume mungesa
Partia Demokratike festoi dje ne Pallatin e Kongreseve edhe 17 vjetorin e krijimit te saj. Me nje gote raki rrushi ne dore, perkunder perdorimit te veres, pavaresisht se nuk eshte nje dashamires i asnjeres, kreu demokrat ka uruar ne menyren me tradicionale te gjithe te mysafiret ne festen e krijimit te PD. Por ndonese entuziazmit dhe hollit te mbushur plot me perfaqesues se partise me te madhe te mazhorances, ne salle u ndje mungesa e kreut te shtetit Bamir Topi dhe lidereve te opozites. Keshtu dje ne pritjen e mbajtur nga kryeministri Berisha me rastin e themelimit te PD-se, mungoi edhe ish numri dy i kesaj partie, Bamir Topi i cili eshte edhe President i Republikes. Sipas zedheneses se kreut te shtetit, ai nuk ka pasur ftese, per shkak te pozicionit te tij jopartiak, por qe nuk ka munguar nje telefonate pershendetese ne drejtim te kreut te Partise Demokratike, Sali Berisha. Por fteses se Berishes nuk ju pergjigjen as lideret e majte si kreu i PS-se, Edi Rama, kryetari i LSI-se, Ilir Meta dhe ai i PAD-se, Neritan Ceka. Rama dergon kryetaren e grupit, Leskaj per te sjelle pershendetjet ne emer te PS, nderkohe qe Meta ka qene ne nje takim me strukturat e LSI ne Peshkopi dhe ne "kembe" te tij ka derguar kryetarin e grupit, njekohesisht numrin dy te kesaj partie, Pellumb Xhufin. Nderkohe qe Ceka, nje nder aktivistet me te forte te PD nuk ka marre pjese, ashti sikurse nuk ka marre pjese as ish-kryeministri dhe themeluesi i PD, Aleksander Meksi. Po keshtu ne pritjen e mbajtur per krijimin e PD-se, mungoi edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njeheresh dhe nenkryetare e kesaj partie, e cila gjendet per nje takim ne OKB dhe Genc Pollo nje nga firmetaret e themelimit te PD-se dhe aktualisht minister i Arsimit.
Kryetari i PD-se, Sali Berisha ne fjalen e tij te mbajtur me kete rast theksoi se kjo parti perdite e me shume po tregonte se ishte nje formacion politik i suksesshem per te qeverisur vendin. Sipas Berishes, gjate qeverisjes dy vjecare te vendit kjo parti ka ditur te luftoje me sukses korrupsionin dhe te ndermarre reforma te rendesishme per integrimin e vendin. "Gjate ketyre dy viteve ne qeverisje ne kemi luftuar me sukses fenomenin e korrupsionit. Po keshtu ne kemi krijuar nje klime te favorshme per investimet e huaja ne vend. Dy objektivat kryesore te tonat, jane integrimi i vendit ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu kreu i PD-se u kthye ne retrospektive duke kujtuar edhe diten e 17 viteve me pare. Berisha nuk harroi te kujtoi ne fjalen e tij edhe te ndjerin Azem Hajdari, si nje nga themeluesit me aktive te Partise Demokratike, por la jashte pershendetjet te ndjerin Gramoz Pashko, njeriu qe ishte dhe nje nder promotoret e kesaj levizjeje. Dje ne sallen e Pallatit te Kongreseve merrnin pjese themelues te shumte te PD-se, ministra, deputete, simpatizante dhe mbeshtetes se kesaj partie. Po keshtu ne salle ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e trupit diplomatike te akredituar ne Tirane.
Moren pjese nga opozita
Valentina Leskaj kryetare e Grupit te PS
Arta Dade sekretare per Marrdheniet Nderkombetare ne PS
Paskal Milo kryetar i PSD-se
Pellumb Xhufi nenkryetar i LSI-se
Dritan Prifti deputet i LSI-se
Munguan
Bamir Topi President
Jozefina Topalli nenkryetare e PD
Genc Pollo Kryetar i PDR
Aleksander Meksi Ish-kryeminister
Tritan Shehu Nenkryetar i PDR
Edi Rama Kryetar i PS
Ilir Meta Kryetar i LSI
Neritan Ceka President i PAD
Arben Demeti Kryetar ekzektuvit i PAD
Pritja nga Bode
Mysafiret e Partise Demokratike u priten ne deren e hyrjes se Pallatit te Kongreseve nga Sekretari i Pergjithshem i partise, Ritvan Bode njekohesisht minister i Financave dhe nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi, njekohesisht kryetar i grupit parlamentare te kesaj partie. Me pas Bode e Patozi qendruan ne krah te kryeministrit Berisha gjate fjales se mbajtur me kete rast, duke plotesuar kuadrin drejtues.
Rakia "lume"
Berisha i uron te ftuarit me nje gote me raki rrushi dhe pa bashkeshorten Lirie ne krah. Ndryshe nga heret e tjera, kur me te ftuarit ka trokitur goten me vere te kuqe, kete radhe kreu i mazhorances i eshte kthyer tradites, teksa me rakine qe se ka pire asnjehere ka pershendetur te gjithe te ftuarit e shumte, qe nga politikanet, militantet e deri gazetaret dhe trupin diplomatik.
Leskaj-Patozi
Kryetarja e grupit parlamentar te Partise Socialiste Valentina Leskaj nuk ka munguar qe kete pervjetor te PD ta ktheje dhe ne nje dite takimi me homologun e saj, Patozi, me te cilin kane diskutuar dhe shkembyer mendime per reformen zgjedhore. Duke pare kundershtine e partive te vogla parlamentare, te cilat kerkojne dhe variantin gjerman te sistemit, duket se PD-PS po koordinohen.