Certifikata pronësie për të gjithë qytetin e Fierit
10/06/2009 Lagjet që përfitojnë
FIER- Është dhënë mundësia tashmë edhe për 2 zonat e tjera kadastrale të qytetit të Fierit, 85/31 dhe 85/34, të cilat më parë nuk kanë qenë në sistem regjistrimi. Gjysma e Fierit tashmë i bashkohet gjysmës tjetër duke e bërë të plotë këtë proces. Kreu i regjistrimit të pasurive të regjistrimit, Tomor Allkushi, ka prezantuar për mediat rëndësinë e këtij procesi. Ata qytetarë të Fierit, të cilët më parë kanë vërtetuar pronën e tyre nëpërmjet vërtetimeve hipotekore, tashmë do të kenë në dorë certifikatën e pronësisë. Sipas Allkushit, të gjithë qytetarët duhet të jenë bashkëpunues me kompaninë që po kryen azhornimin për kryerjen e procedurave në shërbim të këtij procesi. “Ftojmë të gjithë ata qytetarë, të cilët nuk kanë pasur vërtetim hipotekor për pronat e tyre, madje nuk i kanë të regjistruar fare në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vijnë këtu dhe të kryejnë të gjitha procedurat e duhura. Do të jetë edhe kompania që do të bëjë azhornimin të bëjë kontrollin në çdo pronësi. Lagjet që përfshijnë këto zona kadastrale janë lagjet “Kastriot”, “16 Prilli”, apo “Afrim i ri”. Do të jetë një grup i kompanisë që do të shkojë familje më familje për të bërë matjet dhe vërtetimin e dokumentacionit që aktualisht ndodhen në zyrat e regjistrimit.