Shkatërrohet plazhi i Currilave në Durrës
10/06/2009 Bashkia ka dhënë leje për ndërtime. Betonohet gjatë gjithë natës
DURRES- Plazhi i vjetër i Durrësit tashmë ka vetëm emrin si i tillë. Një vendim i Bashkisë së Durrësit e ka tjetërsuar këtë pjesë të bregdetit të qytetit të njohur si plazhi i Currilave në një vend me beton e hekur. Qindra metër kub zhavorr dhe po aq beton është hedhur mbi rërën e Currilave duke larguar përfundimisht të gjithë pushuesit nga ky vend. Plazhi ka shërbyer për 100 vite si plazh i lagjes së vjetër të qytetit, ndërsa nostalgjikët e moshës së tretë, por edhe të tjerë familje autoktone durrsake kanë vijuar ta frekuentojnë edhe pas hapjes së plazhit më madh.
Betonizimi
Gjatë gjithë natës së kaluar mjete të rënda kanë gërmuar dhe shtruar me zhavorr e me beton afro 1000 m2 të plazhit në breg të detit. Për gjatë gjithë natës janë transportuar materialet inerte, janë hapur e mbushur gropat e kolonave, shtruar tapeti i betontë dhe mbi të tapeti prej dërrase, si dhe është gërmuar shpati i kodrës dhe hapur rruga që zbret në breg të detit. Kantieri i ndërtimit të një lokali që thuhet se do të shërbejë si disko është rrethuar nga blloqe të mëdha betoni në një natë ekskavatorët kanë gërmuar deri në të gdhirë. Paleta betoni dhe dërrase kanë zënë të gjithë hapësirën e plazhit, ndërkohë që reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kryetari i qarkut të Durrësit Seid Kërtusha i ka bërë apel bashkisë të tërheqë një minutë e më parë vendimin. “Është më shumë se abuzim. Vendimi i bashkisë për të prishur plazhin e Currilave ka ndëshkuar rëndë imazhin e qytetit tonë”,-ka thënë Kërtusha. Më tej kryetari i qarkut ka pohuar se ka depozituar një kallëzim pranë organeve përkatëse, veprim që është nxitur pas indiferentizmit të treguar nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako. “Nuk e kisha besuar kurrë që Dako do të shkonte deri këtu saqë të na prishë plazhin më të vjetër të qytetit”,-është shprehur i indinjuar Kërtusha. Sapo kryetari i qarkut ka mësuar për betonimin e plazhit të Currilave ka shkuar për të parë në vend situatën dhe pa vonuar ka ndërmarrë nismat institucionale. “Bashkia e ka mbushur të gjithë shëtitoren me lokale e kënde lojërash me leje e pa leje, por asnjëherë nuk kisha menduar se një kryetar i tillë bashkie mund të sillej si padron i rërës e i plazhit të Currilave duke nëpërkëmbur ndjesinë qytetare për ca para që fiton”,-tha Kërtusha. Drejtori i Departamentit të Urbanistikës Adhurim Qehajaj dhe inspektori Denis Boshnjaku kanë autorizuar një person fizik që të arkëtojë shumën në 120 mijë lekë si taksë. I gjithë bregdeti që administrohet nga bashkia e Durrësit është pushtuar nga kioska, sipërfaqe rëre të betonuara e shezllone të parcelave të plazheve private. Edhe ato pak sipërfaqe rëre që mbetën si plazhe publike nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, pranë Shkëmbit të Kavajës janë parcelizuar duke ua dhënë personave shpesh anonim për t’i shfrytëzuar privatisht. Veprime të tilla kanë sjellë reagime të forta tek qytetarët, ndërkohë që pushuesit detyrohen ose të blejnë shezllon në plazhin privat ose të rrinë vetëm në ujin e kripur ngase nuk ka më asnjë centimetër plazh publik.
PUNIMET
Qindra metër kub zhavorr dhe po aq beton është hedhur mbi rërën e Currilave duke larguar përfundimisht të gjithë pushuesit nga ky vend. Për gjatë gjithë natës janë transportuar materialet inerte, janë hapur e mbushur gropat e kolonave, shtruar tapeti i betontë dhe mbi të tapeti prej dërrase, si dhe është gërmuar shpati i kodrës dhe hapur rruga që zbret në breg të detit.
REAGIMET
Veprimi i fundit i bërë nga kryetari i bashkisë lidhur me rrënimin plotësisht të plazhit të Currilave pritet të pasojë me reagime nga banorë të lagjes, të cilët në breza kanë pushuar në këtë pjesë të bregdetit nën Kodrën e Vilës. Kryetari i qarkut Seid Kërtusha ka theksuar se do të vërë në veprim të gjithë strukturat shtetërore për të rikthyer edhe një herë plazhin e dikurshëm.