E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 agjenci, projekt për rezultatet e votave në kohë reale

Prezantohet projekti për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve në kohë reale. Agjencia ECA dhe KRIIK Albania, kanë bërë të ditur se përmes projektit “Rezultatet direkte të zgjedhjeve”, cdokush do të mund të informohet direkt për rezultatet e votimeve. 

TIRANE- Rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit do të dalin në kohë direkte. Projekti “Rezultatet direkte të zgjedhjeve” prezantohet nga dy agjenci, kokretisht, Agjencia për Administrimin e Zgjedhjeve(ECA) dhe organizata KRIIK Albania e financuar nga USAID.
Sipas drejtorit ekzekutiv të ECA, Celibashi, ky projekt ka si qëllim përcjelljen në kohë reale të informacioneve të numërimit të votave dhe rritjen e transparencës në procesin e numërimit. Celibashi thekson se ky projekt nuk mbivendos KQZ dhe asnjë institucion tjetër përgjegjës për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve.
Bëhet e ditur se për realizimin e këtij projekti janë rekrutuar 450 vëzhgues të cilët do të vendosen në 66 qendra të numërimit të votavë më 28 qershor.
Rezultatet që mblidhen në cdo qendër votimi do të bëhën publike në kohë reale, përmes shftytëzimit të një teknologjie të vecantë e cila mundëson hedhjen e informacioneve në një qendër kryesore të përpunimit të informacionit.
Cdokush do të mund të informohet në kohë reale për rezultatin e zgjedhjeve përmes konferencave të posacme për shtyp dhe duke përdorur faqen e internetit www.eca.al. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›