Certifikohen 41 menaxhues të financave
Institucionet publike tash e tutje do të kenë staf adekuat për menaxhimin e financave publike. Të martën janë certifikuar 41 persona për menaxhim të financave publike, pas një trajnimi në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.
Ky program do të ndihmojë të ndërtohet besimi, transparenca, menaxhimi i qëndrueshëm financiar dhe llogaridhënia në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ka vlerësuar së institucionet e vendit kanë nevojë për ngritjen e kapaciteteve në fusha të tilla.
“Këtë e konsideroj një mbështetje të rëndësishëm sepse pa ndihmën e auditimit të saktë, pa një menaxhim të saktë, pa një monitorim të saktë të financave publike, vështirë se do të ketë pasqyra të sakta për të ditur marrjen e vendimeve të duhura”, ka thënë Shala.
Ndërkaq, drejtoresha e USAID-it, Patrica Rader, thekson se Kosova mund të vazhdojë të zhvillojë institucionet e saj qeveritare dhe mund të zhvillojë një demokraci të re e të fuqishme.
“E ardhmja e Kosovës do të varet nga cilësia e këtij lloji të përformancës”, është shprehur Rader.