E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e anëtarësimit

Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nuk do të jetë i lehtë. Zëdhënësja e BERZH-it, Bojana Todorovska, ka thënë se anëtarësimi do të varet nga qëndrimi i anëtarëve të këtij institucioni financiar, sepse i takon secilit individualisht të shprehet për statusin e Kosovës.

“Çdo anëtar i ri duhet të marrë votat e jo më pak se dy të tretave të guvernatorëve, të cilët përfaqësojnë jo më pak se tri të katërtat e votave të përgjithshme", ka pohuar Todorovska.

Rregullat dhe procedurat janë theksuar në Marrëveshjen themeluese të Bankës dhe hyrja e Kosovës në BERZH, siç ka thënë Todorovska, do të varet nga qëndrimi i anëtarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›