Thirrje Bankës Botërore
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po i bën thirrje Bankës Botërore dhe huadhënësve të tjerë që të braktisin politikat e tyre të vjetra kundër financimit të projekteve për centrale bërthamore.
Në një konferencë në Paris mbi energjinë bërthamore, Sarkozi tha se vendet e varfra kanë nevojë dhe meritojnë të kenë energji bërthamore. Ai tha se kufizimi i tyre ndaj një teknologjie të tillë mbyll derën për përparim dhe jetë më të mirë për ata që nuk kanë asgjë. Franca mbështetet në energjinë bërthamore për rreth dy të tretat e elektriciteti që konsumon ai vend.
Sarkozy e quan energjinë bërthamore si një mjet të pazëvendësueshëm në luftën kundër ngrohjes globale. Presidenti amerikan, Barack Obama, po ashtu ka bërë thirrje për centrale të reja bërthamore për të plotësuar nevojat e Amerikës për energji.