FMN gaboi me PBB, rritja e ekonomise 3 % Blerina Hoxha

Ne harkun e nje viti Fondi Monetar Nderkombetar ka "pergenjeshtruar" 3 here veten, per shifren e rritjes ekonomike ne Shqiperi. Por pavaresisht versioneve te ndryshme ne shifra qe kane servirur kohet e fundit institucionet e financave te huaja dhe vendase, per rritjen e ekonomike te vendit, i sigurt eshte fakti qe Shqiperia ka pasur nje rezultat pozitiv ne aktivitetin ekonomik te 2009 dhe kjo pritet te ndodhe edhe kete vit. Ne perfundim te nje inspektimi nje javor ne vendin tone, shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell tha dje se, rritja ekonomike per vitin 2009 ne Shqiperi ka qene 3%, kurse inflacioni ka qene ne rritje, pertej normes 3%. Gjate vitit 2009, parashikimi fillestar i FMN ishte per nje rritje ekonomike me pak se 1 per qind, me pas shifra u korrektua duke kaluar 1 perqindeshin. Ndersa ne perfundim te vitit, i njejti perfaqesuar nga FMN ka pranuar se, ne kete kohe krize Shqiperia ishte nje rast suksesi dhe se rritja ekonomike ne nivelin 3 per qind eshte e larte ne kushtet e ambientit qe kaloi ekonomia globale. Zyrtari i FMN ka diskutuar me autoritetet shqiptare per ekonomine ne vend, nga ku sipas tyre, eshte vleresuar impresionuese perballimi i krizes ekonomike. Ai tha se, besimi ne sektorin financiar eshte rikthyer dhe kjo reflektohet nga rritja e depozitave si dhe nga dergesat e emigranteve. Sipas Bell, pritshmerite per inflacionin mbeten te ankoruara mire. Per vitin 2009, Bell tha se FMN evidentoi se pati nje renie te reflektuar tek remitancat dhe eksportet ne vend. Fondi parashikon qe per vitin 2010 rritja ekonomike te jete ne shifrat 2-2.5%, ndersa rritja potenciale e ekonomise do te marre vrull vetem ne vitin 2015. Ai i ka keshilluar autoritet shqiptare se, ekonomia shqiptare duhet te kaloje nga huamarrja per konsum ne zgjerim te burimeve prodhuese, rritje te eksporteve dhe zevendesim te importeve me eksporte. kjo ndihmon ne klimen e biznesit dhe mbrojtje per investitoret. Ne rritjen e ulet ekonomike, sipas FMN ka ndikuar gjithashtu renia e te ardhurave dhe rritja e shpenzimeve. Por sugjerimi paresor i kesaj radhe mbetet ulja e borxhit publik, pike ne te cilen Fondi ka marre teresisht dakordesine e qeverise. "Borxhi rrezikon investimet. Deficiti buxhetor duhet te jete 3% i GDP. Qeveria te rishikoje politikat buxhetore, pasi per vitin 2009 deficiti buxhetor u rrit me 7%. Buxheti ka nevoje te konsolidohet, duhet rregull fiskal i besueshem", tha per gazetaret Bell. Sa i perket sistemit bankar, FMN pasi e ka studiuar kete sistemin shprehet se ka vertetuar se po rriten serish dergesat e emigranteve. "FMN evidentoi se sistemi bankar gjate krizes ekonomike hyri me rezerva dhe kapital te mjaftueshem. Tani i duhet te perballoje e monitoroje situaten, pasi rreziqe ka gjithmone".
Shqiperia, politika efikase antikrize
Fondi Monetar Nderkombetar ka pohuar se Shqiperia ka qene nje nder te paktat vende, qe i ka rezistuar krizes ekonomike nderkombetare dhe sugjeroi ndermarrjen e politikave eficente ne permiresimin e deficitit publik. Shefi i Misionit te FMN, per vendin tone Gerwin Bell eshte shprehur gjate qendrimit ne Shqiperi se, "politikeberesit shqiptar u treguan te afte te ndermerrnin disa politika kunderciklike dhe Shqiperia ishte nje nga ekonomite e vetme ne Evrope, qe u rrit pergjate krizes. Por sot, ne po shohim qe ambienti global po shtron sfida te reja. Po shohim qe serish pas krizes ne rang global, po ridalin disa crregullime te hershme. Disa vende me deficite te larta korrente para krizes po vazhdojne te kene serish deficite te larta korrente", Bell Shtoi se, te gjitha keto sfida imponojne nderhyrje edhe ne Shqiperi. Duhet qe te ndermerren disa rebalancime te deficiteve, te mbahet sistemi financiar stabel dhe te nderhyhet per ristrukturimin e disa sektoreve te ekonomise, u shpreh shefi i Misionit te FMN ne Tirane. Ne kete aspekt administrimi i borxhit dhe ulja e tij, duhet te jete ne qender te politikave ekonomive te te gjitha qeverive, per shkak te interesave te larta qe ofron aktualisht tregu boteror per kredite, eshte shprehur FMN. Nje vend shume te rendesishem ne kete drejtim ze edhe ulja e borxhit qe u krijua gjate ekspansionit fiskal dhe e kostos se tij. Ne kete kuader, te gjithe autoritetet fiskale duhet te punojne jo vetem per te mos krijuar borxh te ri, por edhe per te shlyer borxhin e vjeter me eficence maksimale. Strategjite e daljes nga borxhi qe ne vetvete perfshijne edhe zevendesimin e borxhit te vjeter te shtrenjte, me nje borxh te ri me te lire, jane shume te rendesishme dhe te mirepritura.
Vleresimi
Politikeberesit shqiptar u treguan te afte te ndermerrnin disa politika kunderciklike dhe Shqiperia ishte nje nga ekonomite e vetme ne Evrope, qe u rrit pergjate krizes. Por sot ne po shohim qe ambienti global po shtron sfida te reja.
Fullani: Rritja ekonomike te mbeshtet ne sektorin privat
"Ne rrethanat e reja, rritja ekonomike duhet te mbeshtet me shume ne nxitjen e sektorit privat te ekonomise dhe ketu nje rol kryesor ka kredia bankare", eshte shprehur guvernatori Fullani ne lidhje me perspektiven e rritjes ekonomike. Sipas tij "shendeti" i mire financiar i sistemit tone bankar si dhe permiresimi progresiv i kushteve te likuiditetit dhe primeve te rrezikut ne tregjet e brendshme dhe te huaja financiare, jane zhvillime inkurajuese. Lehtesimi i kushteve monetare nga Banka e Shqiperise dhe injektimet e likuiditetit prej saj kane mbeshtetur dhe do te mbeshtesin me tej kete proces. "Megjithate, riaktivizimi i aktivitetit kreditues mbetet nje objektiv sfidues, i cili do te kerkoje nxitjen e kerkeses finale dhe gjenerimin e plan-bizneseve te vlefshme per financim bankar, uljen e rrezikut real dhe atij te perceptuar te ekonomise, rishikimin e strategjive te zhvillimit dhe te politikave kredituese nga bankat tregtare, si dhe reduktimin e kostove dhe te elementeve jo-kosto ne kredidhenie",-tha guvernatori. Te gjithe keta faktore parashikohen te shenojne permiresim gradual gjate vitit, por ato do te mbeten larg niveleve te shenuara para krizes boterore. Politika monetare e Bankes se Shqiperise, do te vazhdoje te jete e kujdesshme, duke u orientuar mbi te gjitha nga permbushja e objektivit tone te inflacionit.