Certifikohen si menaxherë 100 mjekë
Rreth 100 mjekë e ekonomistë të spitaleve e poliklinikave certifikohen si menaxherë. Kualifikimi i tyre nisi në 29 shtator të vitit të kaluar, në bazë të një projekti të universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Firences, Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Rajonin e Toskanës në Itali. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast e vlerësoi këtë projekt që sipas saj realizohet në kushtet e reformimit të sistemit shëndetësor shqiptar dhe nisjes së reformës spitalore. Grupi i menaxherëve pritet të ofrojë zhvillime në dy drejtime të rëndësishme, në reformimin e strukturave spitalore si dhe ofrimin e ideve mbi organizimin e strukturave spitalore dhe strukturave të tjera rajonale.