E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku forcohet ndaj dollarit

 

Më së fundmi monedha vendase ka fituar terren ndaj dollarit amerikan. Në agjencitë e këmbimit valutor një dollar blihej me 95,6 lekë dhe shitej me 96,1 lekë. Pas një periudhe disajavore, kur dollari ishte forcuar shumë ndaj lekut në këmbimet valutore, prej disa ditësh ai po humbet terren, sidomos nga fillimi i kësaj jave dhe dje ka pasur një humbje prej afro 2 pikësh në krahasim me një ditë më parë. Rënia e vlerës së dollarit në tregun e valutor ndaj lekut vihet re jo vetëm në krahasim me fillimin e kësaj jave, por edhe me një javë më parë, kur nisi dobësimi i tij kundrejt monedhës shqiptare. Në fillim të kësaj jave, një dollar blihej me 101 lekë dhe shitej me 101,5 lekë, ndërsa para një jave një dollar blihej me 102,3 lekë dhe shitej me 102,8 lekë. Dollari ka humbur 6 pikë në krahasim me një javë më parë, ndërkohë që rritja e vlerës së lekut ka qenë më e madhe sidomos gjatë ditëve të javës në vazhdim. Dollari e kishte kuotën më të lartë në këmbimet valutore me lekun gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur ai blihej me 96,7 lekë. Si pasojë e rënies së dërgesave të emigrantëve, monedha vendase u zhvlerësua ndaj euros dhe dollarit. Në fakt, një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, kjo ishte një nga efektet e krizës globale financiare në ekonominë e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›