E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: Çështja e emrit, përgjegjësi e Gruevskit

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka deklaruar se partia e tij do të pranojë atë zgjidhje të çështjes së emrit e cila nuk do të cënojë identitetin e popullit maqedonas.
Në një konferencë për shtyp, Cërvenkovski ka theksuar se zgjidhja e kontestit varet nga aftësia e qeverisë së kryesuar nga Nikolla Gruevski për të negociuar.
Ai ka theksuar se përgjegjësia e zgjidhjes është e kryeministrit Gruevski dhe ka shtuar se, edhe pse e konsideron "të rrezikshëm", LSDM do ta mbështesë opsionin e referendumit.
"Shpresojmë se ata do të jenë këmbëngulës dhe të shkathët në negociata. Por e përsëris se ajo që për ju është e pranueshme do të mbështetet dhe pranohet edhe nga ana jonë", ka pohuar Cërvenkovski në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›