Gruevski-Cërvenkovski: Ndahen për kufirin
SHKUP-Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE dhe ajo opozitare, LSDM, kanë shprehur qëndrime diametralisht të kundërta rreth kufirit Kosovë- Maqedoni. Partia e kryeministrit Gruevski, shënimin e vijës kufitare e vlerëson si çështje me rëndësi të madhe për shtetin, LSDM thotë se me këtë rast është shkelur Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
“Për ndryshimin e kufijve, gjë që edhe ndodhi, Kushtetuta qartë parashikon një procedurë krejt ndryshe dhe miratim me dy të tretën e shumicës në parlament dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve nëpërmjet referendumit. Këtë fakt Qeveria e Maqedonisë dhe Gruevski vendosën që në mënyrën më të ashpër ta fshehin nga opinioni vendor duke bërë kështu shkelje direkte të Kushtetutës dhe rendit juridik”, deklaroi kryetar i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
(m.a/ina/BalkanWeb)