PDSH: KE informata të gabuara për shqiptarët
SHKUP-PDSH ka dhënë vlerësimet e saj lidhur me raportin e KE-së për Maqedoninë, pas analizës së bërë. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se përshëndesin raportin pozitiv, mirëpo sipas tij, ka vërejtje të mëdha dhe partia e tyre nuk mund të heshtë përballë padrejtësive dhe informimit të gabuar për gjendjen e shqiptarëve.
“Duke marrë parasysh këto padrejtësi, këtë tendencë të ngushtimit të të drejtave të shqiptarëve, PDSH fton KE të dërgojë një delegacion ekspertësh për verifikimin e fakteve, veçmas rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë do të përmbushej obligimi që BE e ka marrë me nënshkrimin e saj në këtë marrëveshje”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas mbledhjes së kryesisë së partisë në Tetovë.
Sipas tij, vlerësimi i gabueshëm i KE-së lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është i padrejtë dhe irritues dhe nuk korespondon me realitetin. Në dokumentin e analizës së PDSH-së, i cili do t`i drejtohet zyrës së BE-së dhe institucioneve tjera ndërkombëtare janë shpalosur disa pika me vërejtje të argumentuara rreth ligjit për gjuhën shqipe, ligjit për amnisti, për mosnxjerrjen para drejtësisë të funksionarëve aktual të BDI-së që ishin aktorë të incidenteve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, për vendimin antikushtetues të Ministrisë së Arsimit për ndërhyrjen antiligjore në USHT, diskriminimin e shqiptarëve në sferën e ndarjes së buxhetit, diskriminimi në kulturë dhe përdorimin e terminologjisë jokushtetuese kundër shqiptarëve në raportin e KE-së, të cilët trajtohen si minoritet.
Lidhur me vendimin që do të paraprijë nga Këshilli i BE-së për dhënien e datës dhe rrjedhën e negociatave për emrin, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se pa zgjidhje të kontestit të emrit deri më 7 apo 8 dhjetor, Maqedonia do të rikthehet shumë prapa.
(m.a/ina/BalkanWeb)