Kosovë, arrestohen 12 policë kufitarë për kontrabandë
PRISHTINE-Janë arrestuar 12 policë kufitarë në Kosovë. Burime të sigurta nga policia e Kosovës sqarojnë se të gjithë këta zyrtarë i takojnë rajonit të lindjes, respektivisht komunave Kamenicë, Gjilan dhe Podujevë.Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të kontrabandimit me kafshë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e llojeve të tjera të kontrabandës.
Në të njëjtën kohë ata janë arrestuar edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Arrestimi është bërë pas një hetimi prej rreth tre muajsh të kryer nga Shtylla e Krimit të Policisë së Kosovës. Këta persona i takojnë Njësisë Patrulluese të Policisë Kufitare ndërkohë që 11 prej janë shtetas të Kosovës të nacionalitetit shqiptar, dy nga ta janë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb.
Në këto momente, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti përgatitet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me këtë rast.Nuk pritet që ai të japë shumë detaje sa i përket kësaj ngjarjeje.
(m.a/express/BalkanWeb)