E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Kosova nuk ndahet

Beograd-Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç deklaroi për mediat në Beograd se përjashtohej çdo mundësi ndarjeje të Kosovës. Jeremiç tha se misioni EULEX do të shtrihet në Kosovë me kushtet që i ka përcaktuar Serbia, të mbështetura nga Këshilli i Sigurimit. "Bashkimi Evropian edhe formalisht është deklaruar në Këshillin e Sigurimit se aktivitetin e tij në Kosovë do ta zhvillojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, duke respektuar Rezolutën 12 44".

Sipas ministrit të Jashtëm serb, plani i Ahtisaarit është varrosur në Këshillin e Sigurimit dhe se tani ekziston plani i Ban Ki Moonit, i cili nuk prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›