Pajaziti: Nuk do të tolerohet dhuna në shkolla
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme organizoi tryezë të rrumbullakët me temën: “Siguria në shkolla””. Në këtë tryezë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, zëvendësministri i Drejtësisë,Arsim Janova, zëvendësdrejtori i UNDP-së në Kosovë, Tesuto Kondo, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, Këshilli Kombëtar i Prindërve, Këshillat e Shkollave, Drejtoritë Komunale të shkollave dhe Këshilli i nxënësve.
Tryezën e sotme e hapi ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti i cili pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se “sot jemi mbledhur të gjithë së bashku për të treguar përkushtimin tonë ndaj fëmijëve tanë, në këtë rast të nxënësve të shkollave të Kosovës. Të gjithë e dinë se fëmijët janë qenia më e ndjeshme dhe kur ata nuk e kanë vëmendjen e duhur mund të marrin rrugën e gabuar.
Duke folur për memorandumin e mirëkuptimit, ministri Pajaziti theksoi se “ të gjitha institucionet që jemi këtu kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të rritur sigurinë në shkolla dhe rreth objekteve shkollore. Detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë hartimi i strategjisë nacionale për sigurinë nëpër shkolla dhe si rezultat MPB-ja deri më tash ka organizuar gjashtë tryeza, me qëllim për të mbledhur të gjitha informacionet prej dorës së parë, nga vet drejtuesit e institucioneve shkollore dhe të marrim sugjerimet për hapat e mëtejshëm. Ne do të formulojmë një raport të këtyre tryezave i cili do të shërbejë si dokument referues në fazën e dytë, që është hartimi i strategjisë nacionale për Sigurinë në Shkolla 2009-2011, i cili do të hartohet në mesin e muajit janar 2009”.
Ministri Pajaziti në vazhdim të fjalës së tij tha se:”deri më tash është treguar se siguria në shkolla është një sfidë komplekse, e cila kërkon angazhimin e disa aktorëve, kërkon përfshirjen ndërinstitucionale ndërmjet Shkollës, Policisë, Drejtorisë së Arsimit dhe padyshim rol të rëndësishëm kanë prindërit. Në kuadër të Policisë së Kosovës ekziston një njësi e veçantë që quhet Policia në komunitet. Kjo njësi ka hartuar edhe një strategji që merret me monitorimin e situatës në shkolla dhe sipas informatave që kam, deri më tash kjo strategji po jep rezultate pozitive, por kjo nuk mjafton dhe në bazë të disa raporteve të shkollave, kryesisht të Prishtinës dhe të disa shkollave tjera, na obligon që të angazhohemi më shumë institucione për të evituar dhunën në shkolla. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe kjo situatë nuk do të tolerohet edhe më”,- theksoi ministri Pajaziti.
Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm Pajaziti, tha se: ”Unë kam një thirrje, një porosi për të gjithë, besoj se siguria fillon në shtëpi, duhet të bëjmë thirrje për edukim në shtëpi, andaj duhet tu bëjmë thirrje qytetarëve që të bëjnë sa më shumë përpjekje për edukimin e fëmijëve të tyre. Edhe Institucionet e Kosovës kanë obligimet e veta dhe këto obligime do të përcaktohen në strategjinë e re . Pjesë e kësaj strategjie do të jetë krijimi i një mekanizmi nacional, i cili do të krijojë politika të përbashkëta, do të monitorojë zbatimin e tyre dhe do të koordinoj aktivitetet ndër institucionale. Më lejoni të them se jamë shumë i interesuar që të kthej kokën pas dy apo tre viteve dhe të pyesim ku ishim dje dhe ku jemi sot”.