E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Indi jeton vajza më e vockël në botë

Nju Delhi - Indiania Jyoti Amge është 15 vjeçe. Jyoti është vajza më e vogël në botë, krahasuar me të gjithë moshatarët e saj. Megjithatë, ajo nuk ankohet aspak për gjendjen e saj.

Amge Jyoti: “Jam shumë krenare që jam e vockël. Ndjehem e lumtur ndaj kujdesit që tregojnë ndaj meje. Nuk trembem aspak ndaj të qenit e vogël, dhe nuk ndjej fare mërzi”.

Jyoti tregon se është trembur shumë kur filloi klasën e parë. “Kur fillova shkollën fillore të gjithë ishin të mëdhenj. Atëherë u tremba shumë”, deklaron indiania e vogël.

Jyoti mund të bëhet një aktore e shkëlqyer e kinematografisë indiane, madje ajo ka luajtur në disa vidioklipe deri tani.

Duke mos e ndjerë aspak veten ndryshe nga të tjerët, Jyoti deklaron: “Unë jam njëlloj si gjithë njerëzit e tjerë. Unë ha njësoj si ju, mendoj njësoj si ju, nuk ndjej asnjë ndryshim”.

Mjekët i kanë thënë nënës së vajzës, se ajo gjatë gjithë jetës nuk do ta ndryshojë madhësinë e trupit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›