E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon debati për decentralizimin në Mitrovicë

Mitrovicë - Mungesa e koordinimit ndërmjet përgjegjësve për decentralizim dhe komunës së Mitrovicës, ka bërë që të dështojë debati për decentralizimin që ishte paralajmëruar të mbahej në Mitrovicë. Qytetarët sapo janë mbledhur janë shpërndarë të zhgënjyer. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë së zyrtarëve të Pushtetit lokal.

Një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Astrit Kolaj, zyrtar për informim në Ministrinë e Pushteti Lokal, ka thënë se njoftimi në komunë të Mitrovicës është dërguar për konsultime rreth datës së mbajtjes së debatit.

Por, në fakt, kjo komunë nuk është informuar se debati i parë për decentralizimin në Mitrovicë, nuk do të mbahet. Sidoqoftë Pakoja e Ahtisarit parasheh krijimin e dy komunave në këtë qytet me mbikëqyrje të ndërkombëtarëve, por qytetarët ende nuk dinë se si do të zbatohet kjo teori në praktikë. (rtk/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›