Bosnje, transmetohen pamje të kriminelit Mladiç
Sarajevë- Televizioni i Federatës së Bosnje-Hercegovinës transmetoi dje në mbrëmje xhirime të ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, që kërkohet nga Gjykata e Hagës, për të cilat pohon se janë autentike, janë bërë gjatë 12 viteve të fundit dhe se shumë prej tyre janë xhiruar në Beograd.
Sipas këtij televizioni, një numër i madh i xhirimeve janë bërë në lagjen ''Koshutnjak'' të Beogradit, ku Mladiç para kamerave lëviz lirshëm me familjen, merr pjesë në një dasmë dhe shoqërohet nga miqtë dhe të afërmit. Në shoqërinë e Mladiçit paraqiten edhe të akuzuar të tjerë për krime të luftës si Momçilo Perishiç dhe Zdravko Tolimir.
''Xhirimi i fundit, sipas të gjitha gjasave, është bërë nga fundi i vitit të kaluar", njofton nga ana e saj agjencia serbe e lajmeve, TANJUG.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, Rasim Ljajiç mbrëmë deklaroi se nuk i kishte parë xhirimet dhe se nuk mund të jepte asnjë vlerësim. Sipas tij, mund të bëhet fjalë për xhirime të vitit 2000 dhe të periudhës para tij.