Qeveria: Mediat partnere të rëndësishme në vend
Prishtinë -Qeveria e Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetares Jeta Xhara, ndaj emisionit të saj “Jeta në Kosovë”. Në deklaratë, qeveria e kryesuar nga Hashim Thaçi thekson se mbështet fuqishëm lirinë e shprehjes dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Kosovës.
“Liria e shprehjes është e garantuar me aktin më të lartë në vend – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me akte të tjera ligjore. Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron mediat partnerë të rëndësishëm në thellimin e angazhimeve të saj për të forcuar konceptin e qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, për të ndërtuar institucione funksionale dhe të përgjegjeshme, në interes të qytetarëve të vendit”-thuhet në njoftimin për shtyp.
Qeveria shton se “të gjitha rastet e izoluara të cenimit të lirisë së shprehjes janë të dënueshme nga ana e qeverisë. Ato nuk paraqesin vizionin dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për zhvillimin e demokracisë, mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të pavarësisë së medias”.