E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO diskuton sot për tërheqjen e KFOR-it

Bruksel -Gjatë ditës së sotme në Bruksel, do të zhvillohet takimi i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohet për zvoglimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Burime të NATO-s kanë konfirmuar gjithashtu se autoritetet ushtarake të NATO-s i kanë dorëzuar raportin Këshillit të Aleancës për ta diskutuar në takimin e ministrave te mbrojtjes, i cili mbahet sot në Bruksel.

Zëdhënësi i NATO-s James Apathurai pohoi se vendimi vjen si rezultat i reflektimit të situatës stabile, politike dhe të sigurisë në Kosovë. Megjithëse nuk dihet zyrtarisht, NATO-ja do të tërheqë nga Kosova rreth 5 mijë ushtarë, duke e reduktuar këtë forcë në 10 mijë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan në NATO, tërheqja do të nis në dhjetor të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›