E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos fqinjin për vijën e ujit

Plagos me çifte fqinjin e tij për vijën e ujit. Vrasja e mbetur në tentativë ka ndodhur në fshatin Mollas të Rrethit të Kolonjës, rreth orës 09:30 së ditës së djeshme. Mësohet se Fatmir Avdyli ka qenë duke punuar për hapjen e një kanali për devijimin e ujit për vaditje. Duket se kjo nuk i ka pëlqyer fqinjit të tij, Thoma Skupra, 67 vjeç, i cili, pas fyerjeve, ka marrë çiften për të "bindur" 42-vjeçarin Avdyli. Policia bën të ditur se i plagosuri ka pësuar dëmtime në pjesën e sipërme të krahut dhe shpatullës. Fatmirësisht 42-vjeçari është transportuar me shpejtësi për në spitalin civil të Rrethit të Kolonjës, e më pas drejt spitalit të qytetit të Korçës, për ndërhyrje më të specializuar. Policia ka bërë të ditur se autori Thoma Skupra është kapur në flagrancë menjëherë pas ngjarjes nga forcat e Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›