Përdhunoi pasagjeren, pranga shoferit
Një shofer fugoni i linjës Shkodër-Tiranë është arrestuar pasditen e djeshme nga policia e Shkodrës, me akuzën e përdhunimit. Mësohet se për Arjan Bytyqi, 43 vjeç, ka mbërritur në policinë e Shkodrës një kallëzim penal nga shtetësja A.Brahja, 22 vjeçe, po nga ky qytet, e martuar me një shtetas grek. E reja pretendon se drejtuesi i fugonit, me të cilin po udhëtonte nga Tirana mbrëmjen e së mërkurës, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Vajza ka thënë për uniformat blu se gjatë kthimit kanë ndaluar për të pirë kafe në një lokal pranë autostradës Shkodër-Lezhë. Por në afërsi të qytetit, vetëm 10 km larg nga hyrja, shoferi i fugonit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.